Botërori i vitit 2030 mund të bëhet në tre shtete, me Spanjën e Portugalinë bashkohet edhe… Ukraina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 16:41

Botërori i vitit 2030 mund të bëhet në tre shtete, me Spanjën e Portugalinë bashkohet edhe… Ukraina

Spanja dhe Portugalia kanë bërë prej javësh kërkesën e tyre për të mirëpritur Botërorin e vitit 2030, për të cilën në garë ndodhen shumë shtete.

kupa e botes

Së fundmi, së bashku me dy vendet iberike është bashkuar edhe Ukraina, e cila do të jetë shteti i tretë pritës për këtë event, duke e zyrtarizuar kandidaturën së bashku me Spanjën e Portugalinë.

Në garë për të marrë Kupën e Botës gjithashtu janë edhe Maroku, që konkurron i vetëm, Argjentina, Uruguaji, Paraguaji dhe Kili, të cilat mendojnë të bëjnë Botërorin e Parë në katër shtete dhe Egjipt, Greqi dhe Arabi Saudite, të cilat do të bëjnë Botërorin e parë në tre kontinente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"