Botërori i shtangës, Briken Calja kërkon suksesin sot në Tajlandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 13:00

Botërori i shtangës, Briken Calja kërkon suksesin sot në Tajlandë

Në Pataja të Tajlandës prej datës 18 shtator ka startuar Kampionati Botëror i Peshëngritjes, event i cili do të mbyllet më 27 shtator.Foto-Sporti-2-822x922

Në këtë kompeticion merr pjesë edhe Kombëtarja shqiptare e shtangës, e cila përfaqësohet me 4 sportistë elitarë, të cilët janë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj. Ky Botëror është shumë i rëndësishëm, pasi është kualifikues për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. I pari që do të hapë garimin e tanëve do të jetë Briken Calja. Nënkampioni i Europës në dygarësh për vitin 2019 do të ngjitet në pedanë sot në 15:25 me orën shqiptare, ku do të garojë në kategorinë e peshave 73 kg.

Konkurrenca është tepër e fortë, por pritshmëritë nga ky sportist janë shumë të mëdha dhe nuk do të ishte aspak çudi nëse 29-vjeçari nga Elbasani do t’i dhuronte Shqipërisë ndonjë medalje. Vetë Calja duket shumë i karikuar para këtij eventi dhe premton se do të japë më të mirën e tij për ta nderuar flamurin tonë kombëtar.briken-calja-1-1

Në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, ai shkruan: “Ju ftoj të gjithëve të shtunën të më ndiqni në Kampionatin Botëror të Tajlandës ku do të garoj për të nderuar vlerat e peshëngritjes shqiptare në botë. Jam gati të derdh gjak dhe djersë. Besimi dhe mbështetja juaj është e rëndësishme për mua”, shkruan kampioni Calja.

Mëngjesin e nesërm në orën 9:25 do ta kenë radhën për të konkurruar Qerimaj dhe Godelli, të dy në peshat 81 kg, ndërsa do ta mbyllë garimin Shoraj më 23 shtator në orën 9:25, në peshat 89 kg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"