Botërori i Rusisë në rrezik, fushat e futbollit rrezikohen nga… karkaleci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 15:48

Botërori i Rusisë në rrezik, fushat e futbollit rrezikohen nga… karkaleci

Kampionati botëror i Rusisë mund të përfshihet në skandal dhe fajin do ta ketë… karkaleci.

Alarmin e ka ngritur përgjegjësi i bujqësisë dhe agrikulturës në qeverinë ruse, Piotr Çekmariov, i cili thotë se në muajin kur do të zhvillohet Botërori bëhet shumimi i këtij insekti dhe vë në rrezik serioz fushat e futbollit.

Rusia 2018

“Karkaleci është një rrezik i madh për Rusinë dhe kam frikë se mos bëhet ndonjë skandal shtetëror. Karkaleci pëlqen shumë zonat e gjelbra dhe fushat e futbollit mund të jenë vendi ideal. Duhet të marrim masat për këtë gjë”, ka thënë Çekmariov.

Rusi

Kampionati botëror do të luhet nga datat 14 qershor deri në 15 korrik dhe do të zhvillohet në 12 stadiume të ndryshme në 11 qytete të Rusisë. Nuk është hera e parë që do të ndodhte diçka e tillë me fushat sepse edhe në Brazil pati probleme të shumta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"