Botërori i Klubeve mund të marrë një dimension tjetër, ja plani i Infantinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 18:38

Botërori i Klubeve mund të marrë një dimension tjetër, ja plani i Infantinos

Planet për Botërorin e Klubeve duket se do të marrin jetë shumë shpejt. Infantino po planifikon të mbledh një grup investitorësh që janë gati të shpenzojnë 25 miliardë dollarë për një event të ashtuquajutr “mini-Kupë Bote”, në nivel klubesh.

Xhani Infantino

Sipas “The Times” në krye të kësaj do të jetë fondi i Arabisë Saudite dhe SoftBank Group. Në kompedicionin aktual të Botërorit të Klubeve marrin pjesë 7 ekipe dhe zhvillohet 1 herë në vit. Sipas propozimit ky event tashmë do të luhet 1 herë në katër vite dhe do të marrin pjesë 24 ekipe. Sipas raportimeve të prestigjiozes britanike, Liverpul, Junajted, Real Madrid, Bajern, Ajaks, Barcelona, Juventus, Milan, Inter dhe Ajaks do të marrin ftesë për të qenë prezentë në edicionin e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"