Botërori i Katarit/ Ndalohet futja e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen Serbi-Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 20:42

Botërori i Katarit/ Ndalohet futja e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen Serbi-Zvicër

Po luhet ndeshja Serbi-Zvicër, e cila do të përcaktojë se cila përfaqësuese do të kalojë në 1/8 e finales. Por diçka e pazakontë ka ndodhur përpara fillimit të sfidës.

fdfd-780x470

Sipas asaj që ka raportuar “Koha”, brenda stadiumit “974”  nuk janë lejuar të futen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe janë ndaluar edhe flamujt provokues nga tifozë të Serbisë.

Dy përfaqësueset kanë histori tensionesh pas fitores së Zvicrës në Botërorin e 2018-s dhe festës së golave me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"