“Botërori do ishte ëndërr, por e besoj!”, Reja projekton të ardhmen: Nuk gjeta situatë të mirë kur erdha, por tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 11:55

“Botërori do ishte ëndërr, por e besoj!”, Reja projekton të ardhmen: Nuk gjeta situatë të mirë kur erdha, por tani…

Nga grumbullimi në Durrës me Kombëtaren, Edi Reja nuk ngurron të komentojë edhe të ardhmen e Shqipërisë.

reja grupi

Në një prononcim për “Corriere dello Sport”, tekniku italian flet për ëndrrën e kualifikimit në Botërorin 2022, si dhe për situatën që po kalon përfaqësuesja kuqezi.

“Stadiumin e kam parë 3 ditë më parë, është një perlë, si një bizhuteri, impiant fantastik. Po plotësohet shumë shpejt. Një emocion i vërtetë dhe krenari të jem në inaugurim. Te Shqipëria kam marrë stimuj të ri. Kur erdha, nuk gjeta një situatë pozitive. Por, tani kemi kapur ritmin. Tani na duhet të mundim Andorrën dhe do doja një nivel të mirë me Francën, për të treguar se nuk kemi kohë për të humbur. Botërori 2022? Do ishte një ëndërr. Kam besim. Kemi të rinj me kualitet, që meritojnë vëmendje. Po krijojmë një situatë me grup të sigurt. Po e përgatis situatën ashtu siç kam arritur sukses me Napolin dhe Lacion. Më pëlqen gjithmonë të punoj me perspektivë” – u shpreh Reja.

343

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"