Botërori 2022 / Shkon në 11 numri i ekipeve të kualifikuara. Ja situata me pjesëmarrjen në play-off

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 0:59

Botërori 2022 / Shkon në 11 numri i ekipeve të kualifikuara. Ja situata me pjesëmarrjen në play-off

Ndeshjet e sotme në kualifikueset e Botërorit kanë siguruar biletën për 2 skuadra të tjera, duke çuar në 11 numrin e ekipeve të cilat janë të sigurta për pjesëmarrjen në Katar 2022.

fifa-world-cup-1552725920

Anglia dhe Zvicra janë dy skuadrat që shkruan sot emrin e tyre në listën e pjesëmarrësve, duke u konfirmuar si fituese në grupet përkatëse kualifikuese. Ata i bashkohen kështu Katarit, Gjermanisë, Danimarkës, Brazilit, Francës, Belgjikës, Kroacisë, Spanjës dhe Serbisë si ekipet të cilat deri tani kanë sigurinë e plotë se do të jenë në turne.

Ndërkohë, situata me play off në kontinent të ndryshëm vazhdon të jetë e paqartë dhe priten ndeshjet e fundit të kësaj jave për të pasur kuadrin e plotë.

Në zonën e Europës, në play-off për momentin kanë prerë një biletë Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia, Polonia, Uellsi dhe Maqedonia e Veriut.

Në zonën e Afrikës, deri tani në fazën play-off janë kualifikuar RD Kongo, Egjipti, Gana, Maroku, Mali dhe Senegali.

Kuptohet që gjithçka mbetet e hapur deri në ndeshjet e fundit sa i përket ekipeve pejsëmarrëse, pasi ka zona si Oqeania, të cilat nuk kanë nisur ende kualifikueset për shkak të situatës me COVID dhe shpresojnë që t’i luajnë ato në mars 2022.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"