Botërori 2022 / Një gol në minutën e 124-t mbyll kualifikueset në Afrikë, shkon në 27 numri i skuadrave me biletën për në Katar dhe ndahen vazot e shortit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2022 | 0:42

Botërori 2022 / Një gol në minutën e 124-t mbyll kualifikueset në Afrikë, shkon në 27 numri i skuadrave me biletën për në Katar dhe ndahen vazot e shortit

Portugalia, Polonia, Maroku, Senegali, Gana, Tunizia dhe Maroku janë skuadrat të cilat sot kanë prerë biletën për Katar 2022, me ndeshej dramatike. sidomos ato në zonën e Afrikës.

bandicam 2022-03-30 00-15-11-197

Në këtë kontinent, kualifikueset janë mbyllur me një fitore dramatike 2-1 të Kamerunit në fushën e Algjerisë, pas një sfidë që shkoi në shtesë sepse Çupo-Moting kishte bërë të pavlefshëm fitoren 1-0 të algjerianëve në ndeshjen e parë me golin e tij në pjesën e parë të sfidës. Vendasit barazuan shifrat me Touba në minutën e 118 dhe mendohej se siguruan kualifikimin, por goli i Toko Ekambi në minutën e 124-t i dha kualifikimin dramatik Kamerunit që kaloi falë rregullit të golit në fushë kundërshtare, i cili në Afrikë nuk është hequr.

Kështu, ka shkuar në 27 numri i skuadrave që kanë në vend të sigurt në Botërorin 2022, me SHBA dhe Meksikën që pritet t’u bashkohen së shpejti, pas ndeshjeve të fundit në zonën e tyre. Mbetet të mësohet se cila do të jetë skuadra e fundit europiane që shkon në Botëror nga play-off, si dhe 2 ekipet që do të dalin nga play-off ndërkontinental.

Që tani, dihet se si do të jenë vazot e shortit që hidhet të premten, më datë 1 prill, në orën 18:00. Vazot janë përcaktuar duke marrë për bazë renditjen e FIFA-s, por duke vendosur edhe Katarin si vend organizator. Rregulli i shortit parashikon që skuadrat e të njëjtës konfederatë, me përjashtim të UEFA-s, nuk do të lejohen në të njëjtin grup në Botëror.

SHORTI

VAZO 1: Katar, Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali

VAZO 2: Danimarkë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Kroaci, Uruguai

VAZO 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Koreja e Jugut, Kanada.

VAZO 4: Kamerun, Arabi Saudite, Ekuador, Gana, Tunizi, fituesi i play-off mes Azisë dhe Amerikës së Jugut, fituesi i play-off mes Oqeanisë dhe Amerikës Qendrore e Veriore, fituesi i play-off mes Uellsit dhe Ukrainë/Skoci

*Në vazon 2 pritet të shtohen edhe emrat e Meksikës dhe SHBA, kualifikimi i të cilave zyrtarizohet vetëm në ndeshjet e fundit të CONCACAF

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"