Botërori 2018 transformohet në Europian, çfarë mëkati për Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 13:33

Botërori 2018 transformohet në Europian, çfarë mëkati për Italinë

Tashmë në lojë kanë mbetur vetëm gjashtë ekipe në garë dhe papritur, Botërori është transformuar në një… Europian. Franca dhe Belgjika kaluan dje, ndërsa sot do të luajnë për dy bileta gjysmëfinaliste Anglia me Suedinë dhe Kroacia me Rusinë, një fotografi kjo që tregon qartësisht dominimin e kontinentit të vjetër.

belgium

Pas dështimit të skuadrave afrikane, të eliminuara të gjitha në fazën e grupeve, apo edhe aziatikeve si Japonia e Koreja e Jugut në 1/8-at, nga dje Botërorit i kanë dhënë lamtumirën edhe amerikano-jugoret e mbetura: fillimisht Uruguai dhe pak orë më pas edhe Brazili. Kështu, për të katërtën herë, Kupa e Botës do të mbetet në Europë. Hera e fundit që një trofe nuk ka qenë në duart e një europianeje ka qenë viti 2002, kur Brazili fitonte në Japoni dhe Kore të Jugut.

Franca

MËKAT PËR ITALINË… Dhe nëse shohim precedentët, ata që i bien kokës me grushte janë mbi të gjithë italianët. Arsyeja, fare e thjeshtë, sepse në tre nga katër rastet kur në gjysmëfinale kanë dhe siç do të mbesin sot 4 kombëtare europiane, në tre prej tyre trofeun e ngrinin në qiell “axurrët”. Në vitin 1934, në 1966-ën, në 1982-shin dhe në 2006 kanë qenë edicionet e një Botërori të shndërruar në Europian dhe në 1934, 1982 dhe 2006 ishte Italia që shpallej kampione bote, por edhe pse pengu mund të duket i madh, në fund ngushëllimi i vetëm është se Brazili dhe Gjermania nuk do të kenë mundësi që të shkëputen nga të kaltrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"