Botas fiton në Japoni, Vetel renditet i dyti. Mercedesi shpallet kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 9:01

Botas fiton në Japoni, Vetel renditet i dyti. Mercedesi shpallet kampion

Fituesi i Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, është Valteri Botas. Piloti finlandez ka arritur të triumfoi edhe pse e nisi garën nga vendi i tretë. Ai bëri një start spektakolar dhe ka marrë kreun, duke e ruajtur atë deri në fund.

060039409-d5edc953-1195-49d5-a334-80e0fc7af1e2

Kjo ishte fitorja e tretë sezonale për të dhe e gjashta në karrierë.

Ndërkaq për Mercedesin, kjo ishte fitorja që e shpalli kampion.  Skuderia gjermane ka arritur që për të gjashtin vit radhaz të tiumfojë i duke konfirmuar hegjemoninë në Formula 1.

Veteli dhe Hemiltoni e kanë mbyllur garën në vendin e dytë dhe të tretë përkatësisht. Ndërsa Lëklerk është renditur i gjashti.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"