Bota në gjunjë prej koronavirusit, por dy lojtarët shqiptarë zbresin sot në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 11:05

Bota në gjunjë prej koronavirusit, por dy lojtarët shqiptarë zbresin sot në fushë

Thuajse e gjithë bota e futbollit është është ulur në gjunjë prej  Koronavirusit, që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka tronditur nga themelet ekonomikë e shumë shteteve. Por ka dhe nga ato shtete, që mesa duket nuk i tremben këtij armiku, madje marrin guximin për të luajtur edhe futboll. Bëhet fjalë për Bjellorusinë.

bakaj2

Ditën e sotme në Bjellorusi janë planifikuar të luhen 4 sfidat e vlefshme për javën e 2-të të kampionatit. Vlen për t’u theksuar se në fushë do të zbresin edhe 2 futbollistët shqiptarë. Bëhet fjalë për Elis Bakajn dhe Azdren Llullaku.

Sulmuesi nga Tirana aktivizohet me kampionët në fuqi të Bresit, ndërkohë që Llullaku është pjesë e Shakhtjor Soligorskit.

BJELLORUSI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"