Bota e sportit në zi, ndërron jetë në stërvitje ylli i ekipit serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 23:42

Bota e sportit në zi, ndërron jetë në stërvitje ylli i ekipit serb

Basketbollisti i Kosarkasit, Majkëll Ojo është ndarë nga jeta pas një ataku në zemër. Nigeriani pati probleme me frymëmarrjen gjatë një seance stërvitore në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

ojo

27 vjeçari me pasaportë amerikane u transportua menjëherë në spital, por pa mundur të mbijetojë. Ojo përpara vitit 2017 aktivizohej në SHBA në Florida, por më pas vendosi të luante në Serbi ku kaloi pjesën tjetër të karrierës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"