Bota e futbollit në zi, ndërron jetë legjenda e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 23:48

Bota e futbollit në zi, ndërron jetë legjenda e Liverpulit

Bota e futbollit në zi. Legjenda e Liverpulit, Ian St Xhon ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, i cili vuante prej një kohe të gjatë, nga një sëmundje e rëndë në prostë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

auto_641614678279

“Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e një legjende të vërtetë si  Ian St Xhon. Mendimet e të gjithëve në klubin e Liverpulit janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën ngushëlluese të klubit anglez.

Ish- sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e Bill Shanklit në Anflied në sezonet 1963/64 dhe 1965/66, derisa kishte shënuar edhe golin fitues në finale të FA Cup në vitin 1965.

Xhon gjithashtu kishte përfaqësuar Skocinë 26 herë, derisa më vonë ai u bë trajner i klubit të tij të fëmijërisë, Motheruell, si dhe Portsmuthi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"