Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta ish-kapiteni i Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 20:45

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta ish-kapiteni i Mançester Junajtid

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, ish- kapiteni  i Mançester Junajtid, Maurice Seters.

36006070-8978097-image-a-70_1606142767451

Ai filloi karrierën në Ekseter në vitin 1954, para se të transferohej në Uest Bromuiç sezonin vijues ku u aktivizua deri në vitin 1960.

Më pas Seters u transferua te Mançester Junajtid për të cilin luajti deri në vitin 1965, ku regjistroi 194 paraqitje për “djajtë e kuq”.

maurice-setters-and-jack-charlton-3-752x501

Futbollisti legjendar përfundoi karrierën e tij në 1970 dhe u bë trajner i Çarton nga 1971 në 1974.

Seters udhëhoqi edhe Shefild Uensdej për një sezon dhe ishte asistent në Rotherham dhe ekipin kombëtar të Republikës së Irlandës.

Ish-futbollisti i ndjerë u bë i famshëm si futbollist Junajtid, ku ishte kapiten për dy vjet, ndërsa fitoi Kupën e FA në vitin 1963. Ai gjithashtu ishte shoku më i mirë i legjendës Bobi Çarlton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"