“Bota e futbollit është mashtrim”, Pike tregon sekretet: Mos besoni asgjë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 17:28

“Bota e futbollit është mashtrim”, Pike tregon sekretet: Mos besoni asgjë…

Xherard Pike tregon sekretet e botës së futbollit. Mbrojtësi katalanas thotë se gjithçka është një mashtrim dhe nuk ka të vërteta në polemikat që ekzistojnë mes futbollistëve dhe skuadrave. Lojtari i Barcelonës thotë se dëshiron t’i ketë njerëzit kundër, sepse në këtë mënyrë është më i motivuar.

pike

“Normalisht unë jam i përfshirë në këto tema të nxehta të futbollit. Argëtohem kur ka të tilla situata dhe ia kaloj mirë. Bota e futbollit është një spektakël më vete. Gjithçka është një farsë, gjithçka që lexoni janë mashtrime. Është gjithçka shumë më e thjeshtë nga sa mendoni.

Marrëdhëniet mes futbollistëve janë të shkëlqyera. Ne futemi në polemika me njëri-tjetrin thjesht sepse duam, duam pak të ngacmojmë njëri-tjetrin”, tregon Pike. Ai thotë se kur ishte më i ri, vuante shumë nga kritikat. “Kur isha më i ri, vuaja, por tani jo më.

Dy javë më parë flitej për një krizë të madhe te Barcelona, ndërsa tani kemi fituar 4 ndeshje dhe është tjetër gjë. Futbolli varet gjithmonë nga rezultatet. Unë jam një tip që më pëlqen t’i kem njerëzit kundër.

Motivohem më shumë dhe e shijoj gjithçka. Në vitet e fundit me kombëtaren e Spanjës isha më i motivuar se kurrë dhe kalova vitet më të arta të karrierës sime”, ka thënë Xherard Pike. Ky i fundit është nga dy futbollistët më të paprekshëm të skuadrës së Barcelonës. Bashkë me portierin Ter Shtegen janë dy futbollistët që i kanë luajtur të gjitha minutat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"