Boshllëqe në prapavijë, Apolonia pret një kamerunas për mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2019 | 21:40

Boshllëqe në prapavijë, Apolonia pret një kamerunas për mbrojtjen

Apolonia është e gjitha e përqen druar në merkato. Fierakët kanë pësuar jo pak ndryshime gjatë verës, ku janë larguar 7 lojtarë (Prifti, Braka, Buzi, Andoni, Jovanoviç, Vladisavljeviç dhe Mandia) dhe afruar po aq (Smaçi, Sharavolli, Branica, Krasniqi Kumani, Ymeraj, Moskuera).

Apolonia2

E megjithatë, boshllëqe ka ende. Ndaj edhe klubi po operon për të shtuar mbi të gjitha cilësinë në organikë. Me portën e garantuar, një mesfushë me shumë alternativa dhe me një sulm deri diku të kompletuar, mbrojtja mbetet reparti ku ende ka nevojë për përforcime, madje më shumë se një.

Ekuadoriani Moskuera duket se do të jetë zgjedhja e parë në të majtën defensive, ndërkohë që ende ka dilema për qendrën dhe krahun e djathtë të këtij reparti. Për këtë arsye, fierakët mbeten sërish në kërkim, pasi kanë testuar jo pak lojtarë gjatë kësaj periudhe gati 1 muaj e gjysmë, por asnjë nuk ka bindur.

apolonia seminar fshf

Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i kamerunasit që disponon edhe pasaportë argjentinase, Nji Mfifen Munpain Useini. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar, 186 cm i gjatë, e ka nisur me ekipet e moshave në Kamerun, për të vijuar pastaj në Argjentinë me Racing të Buenos Airesit dhe më vonë në Uruguai e Maqedoni dhe sezonin e fundit në Divizionin e Dytë austriak, me skuadrën SK Austria Klagenfurt.

mergjyshi

Useini ka luajtur edhe për përfaqësueset U-20 dhe U-23 të Kamerunit, si dhe ka debutuar në kombëtaren e parë më 27 maj 2018, në ndeshjen KamerunBurkina Faso 0-1. Ardhja e kamerunasit shton alternativat në qendër, por nuk zgjidh problemin e krahut të djathtë të mbrojtjes, ku fierakët mbeten ende në kërkim dhe pritet që në këtë kah të bëjnë dhe përforcimin e fundit gjatë këtyre ditëve të mbetura.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"