Borxhet mbeten makth për Tiranën, ja si po procedohet me Muzakën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 16:39

Borxhet mbeten makth për Tiranën, ja si po procedohet me Muzakën

Borxhet kanë qenë gangrena e kahershme e Tiranës. Në tentativë për të mbyllur të vjetrat, gjithnjë klubi ka krijuar të reja. Edhe pse pjesa dërrmuese e debiteve po zerohen, ka nga ato që “peshojnë” ende. Rasti i fundit është ai i Gjergj Muzakës, i cili ka fituar gjyqin në DHZK dhe KAS dhe tashmë pret që të paguhet. Dhe nuk bëhet fjalë për pak të holla, por për 107 milionë lekë të vjetër.

muzaka

Kjo shumë duhet të paguhet brenda datës 5 maj, në të kundërt Tirana rrezikon heqjen e pikëve. Nuk dihet se si do të procedojnë drejtuesit me këtë rast. Deri më tani nuk kanë bërë kurrfarë manovre për konsensus, duke lënë të kuptohet që zgjidhja e vetme është likuidimi. Pra, bardhebluve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të depozitojnë këtë shumë në llogarinë e ish-mesfushorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"