Borusia Dortmundi e bindur për të thyer Bajernin, gati merkatoja anti-bavareze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 12:25

Borusia Dortmundi e bindur për të thyer Bajernin, gati merkatoja anti-bavareze

Në Dortmund janë të sigurt që Bajerni i Mynihut mund të thyhet, por për këtë duhet një skuadër kompetivive. Klubi verdhezi ka hedhur sytë nga merkatoja për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Pasi transferuan në merkaton e janarit lojtarë si Erling Haland dhe Emre Xhan, verdhezinjtë duan edhe lojtarë të tjerë me emër.
borusia e dortmundit
Trajneri Lysien Favre mësohet t’u ketë kërkuar drejtuesve lojtarë me eksperiencë që dinë të mbajnë presionin në fazën e nxehtë për titull. Lojtarë të tillë kushtojnë, edhe pse në një moshë të madhe. Por, kjo pak rëndësi ka nëse në fund ata garantojnë titullin. Vacke dhe Cork kanë nisur punën për t’ia plotësuar dëshriën trajnerit të tyre, i cili do të ketë mundësinë e fundit për të fituar një titull me Borusian e Dortmundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"