Borusia-Bajern, tani është luftë! Zorc kundër Salihamixhiç: Duhet ta mbyllë gojën, kush kujton se është?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 18:02

Borusia-Bajern, tani është luftë! Zorc kundër Salihamixhiç: Duhet ta mbyllë gojën, kush kujton se është?!

Duket se Bajern Mynio do të ketë shumë punë në fushën e lojës, por edhe jashtë saj me Borusia Dortmundin. Përtej rivalitetit në kampionat, ku dy skuadrat pritet të jenë protagonistet kryesore të luftës për titull, tani ka nisur edhe lufta jashtë fushe mes dy klubeve, pasi drejtori sportiv i Borusias, Mikael Zorc, ka replikuar ashpër me homologun e tij të bavarezëve, Hasan Salihamixhiç.

zorc brazo

Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, ai kishte një replikë të fortë për Hasan Salihamixhiç. “Ai duhet të komentojë për çështjet e Bajern Mynih dhe ta mbyllë gojën për çështjet që na përkasin ne. Kush kujton se është?!”, ishte komenti i ashpër i Zorc ndaj homologut të tij.

Gjithçka kishte të bënte me Rojs. Ky i fundit u largua nga përfaqësuesja gjermane për një dëmtim, por ishte në fushën e lojës në fundjavë me Borusian duke e ndihmuar të fitonte 4-3 ndaj Bajer Leverkusen. “Më duket e çuditshme kur largohesh nga ekipi kombëtar dhe pastaj luan pak ditë më vonë”, kishin qenë fjalët e Salihamixhiç. Por ky i fundit ndërkohë harroi të komentonte se edhe Tomas Myler kishte bërë të njëjtën gjë, duke luajtur më pas me bavarezët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"