Bordi propozon administratorin e ri të Vllaznisë, Kraja drejt konfirmimit si trajner i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 20:09

Bordi propozon administratorin e ri të Vllaznisë, Kraja drejt konfirmimit si trajner i parë

Bordi i klubit të futbollit Vllaznia ka nisur takimet për të gjetur një administrator të ri pas dorëheqjes së Astrit Gjyrezit. Bëhet e ditur se anëtarët e bordit kanë zhvilluar një takim konsultativ për të diskutuar në lidhje me zgjedhjen e personit që është shumë i rëndësishëm në klubin Shkodra.

suad lici

Gazeta mëson se pas shumë diskutimesh, bordi ka dalë në një konkluzion që këtë post t’ia propozojë ish-futbollistit të njohur shkodran, Suad Lici, që momentalisht është edhe një biznesmen në qytetin verior. Mësohet se ka pasur edhe emra të tjerë që janë diskutuar, por emri i Licit ishte më i pëlqyeri nga të gjithë anëtarët e bordit. Vetë numri një i klubit, kryebashkiakja Voltana Ademi, ka pasur dëshirë që ta ketë në staf ish-futbollistin e njohur.

Topi tani ka kaluar në anën e ish-futbollistit shkodran. Angazhimet e tij me biznesin personal mund të bëjnë që të mos pranojë ofertën që do t’i bëhet nga ana e bordit drejtues. Ai mësohet se ka pasur edhe oferta të tjera nga ana e drejtuesve më të lartë të klubit, por i ka refuzuar ato.

vllaznia

Ndoshta kësaj here nisur edhe nga kushtet, në të cilat gjendet Vllaznia, Lici mund të pranojë ofertën e bërë. Megjithatë, nuk është një çështje e lehtë, pasi Lici mund të vendosë kushte ndaj drejtuesve për të pranuar këtë rol. Ai mund t’u kërkojë drejtuesve që t’i krijohen kushtet për të ndërtuar një skuadër kompetitive në mënyrë që të mos diskutohet rikthimi në Superiore. Nga ana tjetër, vetë ish-lojtari njihet për egon personale dhe tipin e tij kërkues. Ai falë shpirtit dhe sakrificës ka qenë një nga emrat emblemë të futbollit shkodran

TRAJNERI – Elvis Kraja pritet që të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Nga sa bëhet e ditur, ai është kandiatuara më e mundshme për të marrë drejtimin e ekipit. Nga burime pranë Kryebashkiakes Voltana Ademi, Kraja mësohet se është përsoni i duhur për këtë post. Ai ka drejtuar ekipin e Vllaznisë B në sezonin e shkuar dhe për dy takimet e fundit drejtoj edhe skuadrën e parë.

Kraja dhe Gjoka

Sipas edhe drejtuesve, ai ka të gjitha cilësitë e duhura që të jetë në krye të kësaj skuadre. Zyrtarizimi i Krajës në këtë post shihet si çështje ditësh, pasi më parë do të marrë zgjidhje edhe çështja e emrit të administratorit të ri të klubit. Një tjetër alternativë që është përfolur, është edhe ajo e ish-sulmuesit, Edi Martini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"