Bonuçi tradhton sërish, djali firmos te Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 15:39

Bonuçi tradhton sërish, djali firmos te Torino

Pasioni dhe tifozllëku në shtëpinë Bonuçi nuk është aspak i kushtëzuar dhe këtë e konfirmon më së miri babai juventin, me djalin e tij të madh, Lorenco, i cili është një simpatizant i “kushërinjve” të urryer bardhezinj, Torinos.

Screen-Shot-2017-04-30-at-11.57.28-AM

Dhe për të mos i shkelur kurrsesi ëndrrat e tij, Leonardo ka vendosur që t’i plotësojë dëshirën Lorencos (i lindur në vitin 2012, kur babai i tij festonte titullin e parë me Juven) dhe ta regjistrojë në radhët e “demave”, ku 6-vjeçari ëndërron që një ditë të luajë me fanellën e idhullit të tij, Andrea Beloti, bomberit të Torinos. Për më shumë, vetë Bonuçi e ka shoqëruar Lorencon në ditën e parë të grumbullimit, në qendrën stërvitore “Granata”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"