Bonuçi, “thumb” Alegrit: Montela më bëri të ndjehem i rëndësishëm e në qendër të projektit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 21:01

Bonuçi, “thumb” Alegrit: Montela më bëri të ndjehem i rëndësishëm e në qendër të projektit

Leonardo Bonuçi ka lëshuar sot një tjetër thumbim që kishte si objektiv ish-trajnerin e tij, Masimiliano Alegri, i cili shihet si arsyeja kryesore pse ai u largua nga Juventusi. Në një postim në Instagram, mbrojtësi që iu bashkua pak ditë më parë kuqezinjve, nuk ngurroi të falënderonte Montelën që e bëri të ndjehej menjëherë i rëndësishëm.

bonuci allegri

Postimi i Bonuçit

“Kur mendon për Milanin, të tërheq menjëherë historia, ajo e kampionëve që kanë veshur fanellën e tij. Mendoj për Barezi, Kostakurta, Maldini, Nesta, Tasoti. I admiroj për atë që i kanë dhënë futbollit dhe këtij klubi, ata janë në legjendë, unë vij sot për të filluar që të shkruaj një faqe të re të historisë kuqezi dhe të karrierës time.

Fillon një sfidë e re, një aventurë e re bashkë me shokët të cilët ashtu si unë kanë shumë uri dhe dëshirë për të fituar. Falënderoj klubin, drejtorin Fasone, drejtorin sportiv Mirabeli dhe trajnerin që më dëshiroi shumë dhe më bëri të ndjehem i rëndësishëm dhe në qendër të këtij projekti ambicioz.

Jam pritur me dashuri dhe ngrohtësi të pamasë nga një pjesë e tifozerisë kuqezi dhe për këtë do të impenjohem, bashkë me shokët e mi, për të bërë të mundur që ky entuziazëm të vazhdojë dhe të ushqehet gjatë sezonit, përmes fitoreve dhe dëshirës nga ana e të gjithëve për të rikthyer Milanin në majat  e futbollit italian dhe europian, duke filluar që nga ndeshja e radhës. Të bashkuar, mundemi”.

Quando pensi al Milan, vieni subito attratto dalla sua storia, da quella dei campioni che hanno vestito la sua maglia. Penso a Baresi, Costacurta, Maldini, Nesta, Tassotti. Li ammiro per quello che hanno dato al calcio e a questo Club. Loro sono nella leggenda, Io arrivo oggi, per iniziare a scrivere una nuova pagina della storia rossonera e della mia carriera. Inizia una nuova sfida, una nuova avventura assieme a compagni che come me hanno tanta fame e voglia di vincere. Ringrazio la Società tutta, il Direttore Fassone, il DS Mirabelli e il Mister che mi hanno voluto fortemente e fatto sentire importante e al centro di questo progetto ambizioso. Sono stato accolto con un affetto e un calore smisurato da parte dei tifosi rossoneri e per questo mi impegnerò, insieme ai miei compagni, per far sì che questo entusiasmo continui e si alimenti durante la stagione, attraverso le vittorie e la voglia da parte di tutti di riportare il Milan ai vertici italiani ed europei, a cominciare dalla prossima gara. Uniti si può. #HungrierThanEver #LB19 #AcMilan #NewSeason – When you think of AC Milan, you naturally think of the team’s history, of all those champions who have worn the famous team colours. I think of Baresi, Costacurta, Maldini, Nesta, Tassotti. I admire them for what they have given to football and this Club. They are legends. I arrive today to start writing a new page in the Rossoneri history and in my career. The challenge begins now, a new adventure starts today together with comrades who, like me, are so hungry to win. I would like to thank the entire team, Director Fassone, DS Mirabelli and Mr. Montella, who have all strongly supported me and made me feel so central to this ambitious new plan. I have been greeted with affection and warmth from the fans and that makes me committed to work hard, together with the rest of the team, to make sure this enthusiasm continues and grows during the season as we work towards winning and bringing AC Milan back to the heights of the Italian and European tournaments. We start now. Together we can. #HungrierThanEver #LB19 #AcMilan #NewSeason

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"