Bonuçi shqetësohet nga “talljet”: I pranoj vërshëllimat, por jo kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 18:13

Bonuçi shqetësohet nga “talljet”: I pranoj vërshëllimat, por jo kur…

Vërshëllimat i ka pranuar gjithmonë, por shqetësohet nga “talljet” kur luan me Italinë. Leonardo Bonuçi, qendërmbrojtësi që la Milanin në verë për t’u rikthyer te Juventusi, gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve me Portugalinë, të shtunën në mbrëmje (e mbyllur me rezultatin 0-0 që i interesoi luzitanëve pasi u dha kualifikimin në fazën gjysmëfinale të turneut të UEFA-s), u mor në shënjestër nga një pjesë e tifozërisë së “San Siro”-s.

bonuci

Në konferencën për shtyp, mbrojtësi ka prekur edhe këtë pjesë: “Gjithmonë i kam pranuar vërshëllimat me fanellën e Milanit apo Juves: ndoshta e teprova (i quajti idiotë), por ato që mora me fanellën e kombëtares më bezdisën. Jemi të gjithë pjesë e një kombëtareje, s’duhen bërë dallime nga klubet ku luajmë, pasi përfaqësuesja e klubet janë dy gjëra të ndryshme. Nuk i kam marrë kurrë gjërat me zemër, as kur familja ime ishte në mes. Por nuk dua të shënjestrohem kur prezantoj 60 milionë njerëz”. Në mbyllje, lidhur me momentin e Italisë, Bonuçi tha: “Shoh që janë hedhur hapa përpara veçanërisht në dy ndeshjet e fundit, por mund të përmirësohemi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"