Bonuçi: Pirlo është ndryshe nga Sarri, ngjan më shumë me Alegrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 15:26

Bonuçi: Pirlo është ndryshe nga Sarri, ngjan më shumë me Alegrin

Leonardo Bonuçi thotë se ka diferenca të mëdha mes Andrea Pirlos dhe Mauricio Sarrit. Juventusi fitoi bindshëm në ndeshjen e parë në kampionat për sezonin e ri, dhe në ndeshjen e parë zyrtare nën drejtimin e Pirlos 3-0 ndaj Sampdorias.

pirlo-940x627 (1)

“Diferenca më e madhe është kur sulmojmë. Duke parë punën e këtyre javëve të fundit mendoj se bëmë mirë në këtë ndeshje. Me Sarrin sulmonim si grup, kurse me Pirlon shkojmë një kundër një, gjë që na jep më shumë liri dhe të bëhemi agresivë për të rifituar topin më shpesh. Ne kemi 4 mesfushorë me karakteristika që të luajnë në këtë mënyrë. Ata janë agresivë dhe pasues të mirë. Ne kemi më shumë kualitet kur qarkullojmë topin, dhe ky është ndryshimi që shikoj nga sezoni i kaluar.

Pirlo është më shumë i ngjashëm me Alegrin. Pirlo ka impaktin e njëjtë që kishte edhe kur ishte futbollist” tha Bonuçi për “Sky Sport Italia”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"