Bonuçi-Muzakio, mediat italiane masakrojnë me nota paraqitjen “horror” të prapavijës së Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2017 | 18:36

Bonuçi-Muzakio, mediat italiane masakrojnë me nota paraqitjen “horror” të prapavijës së Milanit

Transferimi i Leonardo Bonuçit nga Juventusi dhe i Mateo Muzakios nga Vijareal, mendohej se do t’i jepte Milanit sigurinë që i kishte munguar për shumë vite në prapavijën e tij. Por pas përfundimit të ndeshjes së djeshme me Lacion, u kuptua qartësisht se kjo dyshe ka shumë punë për të bërë që të arrihet në nivelet e kërkuara.

bonuci imobile muzakio

Një paraqitje horror, ku dy mbrojtësit nuk koordinoheshin me njëri-tjetrin duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve t’i kalonin pa vështirësi, bëri që mediat italiane praktikisht të ngelin të dy qendrat e kuqezinjve për duelin ën fjalë.

Në vijim janë notat që tre gazetat sportive italiane dhe një portal u kanë vënë dy mbrojtësve për atë që dhanë në fushën e lojës dhe ku shihet qartë se pakkush mendon që dy futbollistët në fjalë ishin “kalues” për këtë sfidë…

“Gazzetta dello Sport” – Bonuçi 4; Muzakio 4,5

“Tuttosport” – Bonuçi 4.5; Muzakio 4

“Corriere della Sera” – Bonuçi 4,5; Muzakio 4

“Tuttomercatoweb” – Bonuçi 4,5; Muzakio 5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"