Bonuçi mbetet “thatë”, nuk e caktojnë as zëvendëskapiten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 17:06

Bonuçi mbetet “thatë”, nuk e caktojnë as zëvendëskapiten

Sot ka qenë ditëlindja e mbrojtësit italian të Juvetnusit, Xhorxho Kielini i cili mbush 34 vjeç. Dhe klubi juventin ka vendosur ti bëjë një dhuratë për ditëlindje duke e caktuar zyrtarisht si kapitenin e skuadrës.

Bonuci i merzitur

Shiriti i kapiteni më parë ishte i padiskutueshëm pasi atë e mbante Bufon ndërsa tani stafeta i ka kaluar Kielinit. Megjithëse pritej se zëvendëskapiten i mundshëm mund të kishte qenë Bonuçi, nuk ka ndodhur kështu.

Në ndeshjen që u zhvillua midis dy skuadrave të Juventusit në Villar Perosa, pas largimit të Kielinit nga fusha, shiritin e mori Paulo Dibala, që do të thotë se do të jetë ai zëvendëskapiten i skuadrës bardhezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"