Bonuçi karikon Italinë para Zvicrës: Adrenalina më shtohet, ne jemi skuadra më… skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 17:45

Bonuçi karikon Italinë para Zvicrës: Adrenalina më shtohet, ne jemi skuadra më… skuadër

Gjakftohtësi. Leonardo Bonuçi e mendonte kështu përpara Turqisë, po ashtu edhe në vigjilje të Zvicrës. Ndër të tjera janë koncepte që i përkasin doktrinës së Mançinit e kështu nuk gabohet asgjë. Mendjelehtësia e famshme, jo? Sigurisht, jo vetëm ajo, sepse siç kujtonte vetë mbrojtësi pak minuta përpara trisit ndaj turqve:

bONUCI2

“Tani luajmë futboll, siç na kërkon trajneri. Dhe ky ka qenë ndryshimi krahasuar me vitet e fundit”. Ndryshime, në fakt, ka pasur shumë dhe faza mbrojtëse është një prej tyre. Statistikat thonë që italianët kanë mbyllur derën me çelës prej nëntë ndeshjesh radhazi (një gol i pësuar në 13 të fundit), duke i lejuar portierit që është mes shtyllave të vendosë së bashku 875 minuta radhazi me kuadratin e paprekur.

ADRENALINA – Për arsye taktike, është e qartë, por edhe për motivime psikologjike. Vetëdije për një rrugëtim të qartë dhe të arritur. “Kam thënë edhe më përpara se kjo është skuadra më skuadër me të cilën kam luajtur sepse gjatë viteve kanë kaluar shumë futbollistë në këtë grup dhe nuk ka pasur asnjë moment ku diçka ka shkuar keq, – ka reflektuar Bonuçi. – Kjo nënkupton një grup të bashkuar dhe solid, kjo jo rastësisht sjell rezultatet që po arrijmë.

Skuadra është e ndërtuar nga një miks të rinjsh dhe më pak të rinjsh që luajnë mirë së bashku, është një gëzim që nuk ‘nuhatej’ prej kohësh. Adrenalina është ajo që shton dëshirën për të praktikuar këtë sport. Kam shumë dhe suksesi kundër Turqisë nuk bën gjë tjetër veçse e shton”.

RESPEKT – Turneu ndërkohë tregon se askush deri tani nuk ka arritur të dhurojë një paraqitje si ajo e Italisë. Për Bonuçin është ndryshe: “Për momentin, kombëtarja që më ka mahnitur më shumë është Anglia për mendësinë, sakrificën dhe dëshirën për fitoren. Zvicra? Meriton respekt të madh, ka lojtarë të fortë dhe një kompleks loje të përpiktë, në sulm ka futbollistë që mund të vendosin ndeshjen nga njëri moment në tjetrin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"