Bonuçi do të jetë ndaj Shqipërisë, por gripi lë me pasoja mbrojtësin e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2017 | 18:33

Bonuçi do të jetë ndaj Shqipërisë, por gripi lë me pasoja mbrojtësin e Italisë

Leonardo Bonuçi do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Shqipërisë në Palermo edhe pse ka munguar dy ditë në stërvitjet e përfaqësueses së kaltër për shkak të një virozë që e ka shqetësuar. Lojtari nuk u stërvit dy ditë, për shkak të kësaj gjendje dhe fillimisht u vu në diskutim prania e tij në fushën e lojës për këtë takim.

cikalleshi bonuci itali

Por ai është rikuperuar dhe stafi mjekësor i Italisë ka konfirmuar se do të jetë në fushë, edhe pse gripi e ka lënë me pasoja. Sipas mediave italiane, Bionucci ka humbur 2 kilogramë gjatë dy ditëve, por kjo nuk mjafton për ta mbajtur larg fushës, ku do t’i rikthehet duelit të nëntorit 2014 ndaj Sokol Cikalleshit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"