Bonaventura pa frikë ndaj Arsenalit: Mund të kalojmë turin, momenti i tyre thikë me dy presa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2018 | 17:24

Bonaventura pa frikë ndaj Arsenalit: Mund të kalojmë turin, momenti i tyre thikë me dy presa

Së bashku me trajnerin Gatuzo, në konferencë për shtyp për Milanin doli edhe Xhakomo Bonaventura. Mesfushori kuqezi e nisi fjalën e tij me një fjalim të vogël në nder të Davide Astorit, kapiteni i Fiorentinës, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së dielës së kaluar: “Ishte një djalosh tejet pozitiv dhe i buzëqeshur. E donim shumë dhe jemi të shokuar për humbjen e tij. I jemi afër familjes në këtë dhimbje të madh, Davide do të na mungojë të gjithëve.

Bonaventura gol Milanm

Duke qëndruar te ndarja nga jeta e Astorit, vërtet Milani nuk deshi të zbriste në fushë?

Po, e pranoj. Folëm me njëri-tjetrin dhe nuk ishim në gjendje të luanim. Lojtarët e grupit, që e njihnin nuk e ndjenin të luanin. Ishte vendimi më i drejtë i mundshëm, pasi do të ofronim një derbi jo në lartësinë e duhur.

Si ka qenë klima në skuadër gjatë këtyre ditëve?

Trishtimi na ka pushtuar të gjithëve, por duhet të ecim dhe të shohim përpara. Kemi një ndeshje për të luajtur dhe duhet të bëjmë më të mirën, edhe për respekt të mikut tonë, Davide.

A do të jetë kjo ndaj Arsenalit një ndër ndeshjet tuaja më të bukura te Milani?

Shpresoj shumë. Edhe kundër Spanjës me kombëtaren e Italisë ka qenë një sfidë e bukur, ashtu si edhe ndeshjet derbi me “San Siron” e stërmbushur. Në Ligën e Europës duam të shkojmë sa më larg, ndaj Arsenali do të jetë një takim ku do të japim gjithçka kemi.

Arsenali nuk është në një moment të mirë, a mund të kualifikohet Milani?

Me siguri që nuk do ta kemi të lehtë, edhe pse Arsenali ka një mori futbollistësh me shumë cilësi. Në kampionat ata po vuajnë, por ndeshja ndaj nesh do të jetë një stimul për t’i ndërprerë ecurinë negative. Nga ana jonë kemi shumë besim sepse e dimë që cilësia për të ecur përpara në këtë kompeticion, nuk nga mungon.

Cili është lojtari që i druheni më shumë nga formacioni anglez?

E kam të vështirë të zgjedh një lojtar të veçantë. Nuk kam frikë, por është çështje respekti sepse Arsenali ka futbollistë me cilësi të rëndësishme. Nuk duhet dhe nuk mund të gabojmë, sepse gabimet në të tilla ndeshje të mëdha paguhen shtrenjtë.

Sa rëndësi do të ketë fakti i mospësimit të golave?

Duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për dy ndeshje, duhet të arsyetojmë ndryshe nga ndeshjet e drejtpërdrejta. Në të njëjtën kohë nuk duhet të bëjmë shumë llogari, por të tregojmë në fushë se jemi më të mirë se kundërshtari dhe se e meritojmë të kalojmë turin.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"