Penalltitë dënojnë Juven, Milani fiton Superkupën e Italisë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2016 | 20:47

Penalltitë dënojnë Juven, Milani fiton Superkupën e Italisë (VIDEO)

Është Milani fitues i Superkupës së Italisë 2016, pasi mposhti Juventusin në finalen e luajtur sot në Doha të Katarit.

Kuqezinjtë e Montelës u treguan më të saktë nga goditjet e penalltive, pasi 120 minutat e lojës u mbyllën në barazim 1-1.

204224456-996c2f6d-6860-46ef-bd53-cfc862273b97

Në stadiumin “Jasim Bin Hamad” ishin bardhezinjtë e Maks Alegrit ata që gjetën epërsinë me Kielinin, i cili me kokë mposhti Donarumën pas një krosimi nga këndi.

Avantazhi i Juventusit zgjati 20 minuta, deri kur Bonaventura shfrytëzoi një krosim të saktë të Susos dhe po me kokë barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë traversa i mohoi golin Romanjolit, kurse Bufon ndali Bakën pak minuta para fundit.

Rastet nuk munguan as në 30 minutat e shtesës, por Karlos Baka dhe Paulo Dibala u treguan të pasaktë.

Fati nga pika e bardhë i buzëqeshi Milanit, me Donarumën që ndali Dibalën dhe Pashaliçin që shënoi penalltinë vendimtare.

Kjo ishte hera e nëntë që ky trofe u diskutua jashtë Italisë, e dyta në Doha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"