Bomberi Zarubica frikëson Laçin: Nuk jam i sigurt se do të mbyll kontratën këtu. Me këtë ritëm jemi për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2021 | 0:01

Bomberi Zarubica frikëson Laçin: Nuk jam i sigurt se do të mbyll kontratën këtu. Me këtë ritëm jemi për titull

Dejan Zarubica është i lumtur me formën që po kalon në radhët e Laçit. Sulmuesi i skuadrës kurbinase, deklaroi për mediat në vendlindjen e tij, Malin e Zi, se po kalon një sezon të shkëlqyer në Shqipëri, por se nuk ishte i sigurt se do ta çonte në fund kontratën e tij që mbaronte në verën e vitit 2023, pasi nuk i mungonin oferta të rëndësishme.

zarubica

“Që në fillim dhashë asist në kalimin në raundin e dytë të kualifikuesve, në ndeshjen e kthimit ndaj Podgoricës. Pastaj goli im ishte i vetmi në duelin me favoritët e Universitatea Krajova. Dhashë gjithashtu asist për golin tonë të vetëm në eliminimin përballë Anderlehtit. Klubi nuk kishte luajtur asnjëherë në turin e tretë kualifikues më parë dhe ky ishte suksesi më i madh. Këto ndeshje më sollën dashuri dhe mbështetje nga tifozët. Më pëlqen shumë Shqipëria.

Nuk kam pasur kurrë një start më të mirë sezoni se ky me Laçin, por m’u desh të qëndroja jashtë fushës për dy muaj për shkak të një dëmtimi në kyç. Isha më fat që ka një Spital Amerikan në Tiranë dhe klubi pagoi për trajtimin. U ktheva me gola në skuadër. Kemi fituar 6 nga 8 ndeshjet e fundit dhe në këtë seri festuam ndaj Tiranës e Kukësit. Sipas specialistëve vendas, ne jemi skuadra më e mirë dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm në kampionat, atëherë mund të shpresojmë për tituj.

Jemi kualifikuar edhe për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku jemi favoritë përballë Egnatias, ndaj të cilës kemi fituar në pjesën e parë të sezonit. Qyteti ku luajmë është rreth 40 kilometra larg Tiranës dhe presidenti ka një restorant ku ne ushqehemi. Kishim pak probleme në fillimin e sezonit, por kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë dhe jam pranuar në grup në mënyrë fantastike. Po ashtu si Mario Roganoviç i cili luan në formacion si unë.

Kam një kontratë për një tjetër vit e gjysmë, me bonuse të cilët për pjesën më të madhe i kam plotësuar. Jam shumë i kënaqur me kushtet por më duhet ta pranoj se nuk kam pasur kurrë më parë kaq shumë oferta të mira nga jashtë, ndaj nuk është e sigurt që do të qëndroj te Laçi deri në mbyllje të kontratës. Jam me fat që kam një trajner të mirë, pasi Mirel Josa çoi Skënderbeun në grupet e Ligës së Europës”, tregoi Zarubica për mediat në vendlindje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"