Bomberi Sadiku në superformë, edhe Levante fërkon duart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 23:55

Bomberi Sadiku në superformë, edhe Levante fërkon duart

Armando Sadiku është sulmuesi që po mban gjallë shpresat e Malagës për mbijetesën. Bomberi i Kombëtares, me golat e tij, i ka dhënë çdo herë pikë skuadrës spanjolle në Ligën e Dytë. Malaga është në garë për të siguruar mbijetesën dhe qendërsulmuesi i Kombëtares ka qenë ndër protagonistët kryesorë. 

sadiku

Me nëntë gola të shënuar, bomberi kuqezi po mban peshën e sulmuesit dhe të pikëve. Tanimë, shqiptari ka fituar vend nderi në statistikat e ekipit spanjoll, duke ecur me hapat e duhur të shënimit. Forma që ai po kalon deri më tani, është një lajm i mirë për skuadrën e Malagës dhe stafin teknik që ka në përbërje një futbollist i cili po e mban si duhet peshën e sulmit dhe po udhëheq ekipin që të marrë pikë të rëndësishme.

Gjithashtu, një tjetër ekip spanjoll “fërkon duart” me çfarë po ndodh me Sadikun. Shqiptari, me formën që po kalon, bën që kartoni i tij të marrë një vlerë të shtuar dhe Levante në këtë rast përfiton pasi është skuadra që i zotëron kartonin. Këta të fundit, synojnë që të rifitojnë investimin prej 1.4 milionë eurosh që paguan te Legia e Varshavës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"