Bomberi Nonato karikon shijakasit: Erzeni mbijeton, unë fitoj “Këpucën e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2023 | 23:18

Bomberi Nonato karikon shijakasit: Erzeni mbijeton, unë fitoj “Këpucën e Artë”

Patrik Nonato është surpriza më e bukur e këtij sezoni. Sulmuesi brazilian i Erzenit ka arritur të shënojë 9 gola deri më tani, duke qenë vendimtar në ecurinë e shijakasve. Ai është konfirmuar javë pas jave si një prej sulmuesve më të mirë të kampionatit.

NONATO

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Nonato flet për fitoren ndaj Egnatias, vazhdimësinë në kampionat dhe synimet që ka. Në janar klubi shijakas u rezistoi të gjitha ofertave që kishte për sulmuesin, duke e konsideruar si pjesë të rëndësishme dhe të pashitshëm për momentin.

Kishit 5 ndeshje pa gol dhe shënuat ndaj Egnatias. Si e keni përjetuar këtë moment pauze?

Më mungonte goli dhe erdhi në një moment të mirë. Jam shumë i lumtur që shënova sërish dhe që arritëm të merrnim tri pikët.

Si e patë lojën ndaj Egnatias, u duk se vuajtët disi?

Skuadra jonë ka bërë një lojë të shkëlqyer. Ne ende duhet të përmirësojmë disa gjëra, si për shembull të shfrytëzojmë më mirë rastet që na vijnë para portës, që të mos vuajmë në minutat e fundit të takimit.

Çfarë prisni për ndeshjen kundër Kukësit, besoni për një tjetër rezultat pozitiv?

Ndaj Kukësit do të jetë një ndeshje e vështirë, por duhet të luajmë për të fituar, sepse kampionati është shumë i ngushtë dhe më pas do të kemi dy ndeshje shumë të vështira në transfertë. Duhet të fitojmë, edhe pse e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë.

A mendoni se do të jeni golashënuesi më i mirë i ligës në fund të sezonit?

Çdo sulmues dëshiron të dalë sa më mirë me gola. Unë çdo ndeshje përpiqem të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin. Si fillim dëshiroj të arrij objektivin ekipor të qëndrimit në Superligë, më pas, pse jo, të dal golashënuesi më i mirë.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"