“Bomberi” i Kategorisë së Parë, sulmuesi i Korabit pas tripletës: Dikur ishim të panjohur, sot jemi më të kërkuarit në treg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 14:47

“Bomberi” i Kategorisë së Parë, sulmuesi i Korabit pas tripletës: Dikur ishim të panjohur, sot jemi më të kërkuarit në treg

Xhuljano Skuka është lojtari i momentit jo vetëm te Korabi, por në gjithë Kategorinë e Parë. Kundër Vorës realizoi tripletë, e dyta në karrierën e tij. Në lidhje me këtë fitore dhe formën që po kalon, ai flet ekskluzivisht për “Panorama Sport”: “Vorën e kishim vlerësuar maksimalisht, pasi para dy sezonesh na morën 4 pikë.
skuka
E trajtuam si një finale dhe ia dolëm. Golat pastaj, janë detyra ime. Për aq kohë sa skuadra luan për mua, unë do të luaj për skuadrën. Tripletë është hera e dytë që realizoj si profesionist dhe dua të vazhdoj me këtë hap, pse jo, të shpallem golashënues i kësaj kategorie. E mora edhe topin në shtëpi, sipas zakonit. Zv.trajneri madje më tha: ‘Ti vetëm shëno, na le pa topa fare’”.

Nuk kishte si të mos fliste për pretendimet dhe rivalët. “Korabi ka një projekt serioz dhe unë jam i gëzuar që jam pjesë e tij. Dikur ishim 18-vjeçarë të panjohur, sot më të kërkuarit në treg. Mendoj se kemi arritur një pjekuri dhe një fazë që e shohim njëri-tjetrin pa u parë fare në fushë. Ky do të jetë viti ynë, do ngjitemi në elitë. Në këtë kategori diferencat janë të vogla dhe fiton ai që gabon më pak”, përfundoi 22- vjeçar

F. ZHUZHI/ B. BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"