Bomberi Broja i jashtëzakonshëm, shënon gol në Champions me fanellën e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2019 | 15:51

Bomberi Broja i jashtëzakonshëm, shënon gol në Champions me fanellën e Çelsit

Armando Broja nuk ka ndërmend të ndalojë së shënuari, në këtë sezon me Çelsit.broja

Ditën e sotme sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës, teksa ka shënuar në minutën e 61’, kundër Valencias në Ligën e Kampionëve për të rinjtë, për t’i dhënë avantazhin 3-2 skuadrës së tij, ndërkohë që pjesa e parë ishte mbyllur me barazimin 2-2.

Pavarësisht avantazhit të dhënë nga Broja, Çelsi nuk ia doli të fitojë kundër Valencia, pasi këta të fundit barazuan rezulatatin 3-3 në minutën e 84’.

19-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer me 19-vjeçarët e Çelsit, teksa në 6 ndeshje ka arritur të shënojë 7 gola.Broja

Me formën e mirë që po kalon, Broja shpreson që të marrë një ftesë nga Lampard, për tu aktivizuar me skuadrën e parë, duke ditur që trajneri anglez i beson shumë të rinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"