Bomber i paepur, Levandovski: Dua Kupën dhe Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 23:20

Bomber i paepur, Levandovski: Dua Kupën dhe Champions-in

Robert Levandovski kishte një qëllim. Të arrinte ose të thyente rekordin e 40 golave në sezon të ish-bomberit të Bajernit, Gerd Myler. Por polaku nuk ia arriti dot duke u ndalur në kuotën e 34 golave dhe 4 asisteve në 34 javët e Bundesligës. Por kjo ishte pa dyshim një arritje e madhe pasi polaku ashtu si dhe në sezonin e kaluar u shpall kryegolashënuesi i kampionatit gjerman duke lënë pas Timo Vernerin e Lajpcigut që shënoi 28 gola, pas tij qëndron Sanço i Dortmudit me 17 gola.

lEVA

Në ndeshjen me Volfsburgun Leva shënoi sërish nga pika e bardhë e 11-metërshit duke i bërë një mbyllje dinjitoze Bundesligës. Me trofeun e golashënuesit më të mirë në dorë, plaku tha se ishte shumë i lumtur për këtë arritje. “Ishte një sezon i fortë dhe shumë i vështirë për ne. Por në fund të gjithë bashkë ia arritëm të fitonim.

Në tre muajt e parë hasëm disa probleme të cilat na lanë disi mbrapa në tabelën e klasifikimit. Por në fund ia dolëm. Me 34 golat e shënuar jam i lumtur që kam ndihmuar skuadrën të fitojë kampionatin. Por kjo nuk do të kishte ndodhur nëse shokët e skuadrës nuk do të më kishin ndihmuar. Një falënderim shkon edhe për ata, ti fozët dhe familjen time e cila më ka qëndruar gjithmonë pranë”, tha Leva. Polaku premtoi se nuk do të ndalej me kaq.

“Do të vazhdoj të jap gjithmonë maksimumin tim për këtë skuadër. Dua të shënoj sa më shumë gola edhe në finalen e Kupës dhe në Champions. Nuk do ta heqim këmbën nga gazi, për këtë të jeni të sigurt. Jam krenar që luaj për Bajernin e Mynihut, një nga skuadrat më të mëdha në botë”, tha numri 9 i bavarezëve. Kujtojmë se kjo është hera e pestë që polaku e fiton këtë çmim. Vetëm Gerd Myler ka bërë më mirë se Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"