“Bombë” nga Franca, PSG rrezikon përjashtimin nga Champions League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 14:54

“Bombë” nga Franca, PSG rrezikon përjashtimin nga Champions League

Një lajm tronditës dhe i bujshëm vjen nga Franca ku “L’Equipe” bën me dije se skuadra e Paris Saint Germain mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve. Skuadra pariziene akuzohet për nënshkrimin e kontratave të sponsorizimit me institucionet e Katarit, ku UEFA hetoi për këtë vetëm pas vitit 2015.

al-khelaifi

Ndërsa së fundmi është raportuar se Qeveria Europiane e Futbollit ka hetuar edhe sezonin 2013-2014, 2014-2015. Qershorin e 2017-ës lidershipi i klubit francez pati një takim me UEFA-n ku dhe u ra dakord për të ulur 37% të këtyre kontratave të nënshkruar kryesisht me Autoritetin e Turizimit të Katarit.

uefa

Në 2014 PSG u sanksionua me bllokim të merkatos që është kthyer tashmë në një dënim të përsëritshëm i cili tashmë mund t’i largojë nga Liga e Kampionëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"