“Bomba” nga Spanja, Interi kërkon Varanin. Zikaltërit gati të ofrojnë shërbimet e dy futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 10:15

“Bomba” nga Spanja, Interi kërkon Varanin. Zikaltërit gati të ofrojnë shërbimet e dy futbollistëve

Interi ka shfaqur shumë probleme në repartin e mbrojtjes në këtë fillim sezoni, ku pavarësisht se shënojnë shumë, kanë probleme në prapavijë.

varane.real.madrid.bonaventure.dennis.bruges.2019.20.750x450

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit zikatër po mendojnë për përforcim në mbrojtje në merkaton e janarit. “Don Balon” raporton se zikaltërit kanë piketuar mbrojtësin e Realit të Madridit, Rafel Varan.

Ky i fundit pëlqehet shumë nga drejtuesit e Interit, të cilët janë gati të bëjnë një sakrificë të madhe për ta afruar. Thuhet se italianët janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Stefan De Vraj dhe Kristian Eriksen, në mënyrë që të bindin Realin ta lejojë mbrojtësin të kalojë në Milano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"