Bomba nga Italia, Milani drejt ndryshimit të pronësisë dhe synohet Mesi me Guardiolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 16:49

Bomba nga Italia, Milani drejt ndryshimit të pronësisë dhe synohet Mesi me Guardiolën

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Italia, ku thuhet se Milani është pranë ndryshimit të pronësisë përsëri.Bernard-Arnault

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Milani është shumë afër ndryshimit të pronësisë, teksa klubi do të kalonte në pronësinë e Bernard Arnault, i cili zotëron markën e rrobave “Louis Vuitton”.

Sipas gazetës ka pasur bisedime së fundmi, mes Arnaultit dhe Fondit Eliot, me këta të fundit që iu është dhënë një afat deri në fund të vitit për të kthyer përgjigje.

Thuhet se ndryshe nga disa kohë më parë kur amerikanët nuk e mendonin shitjen e klubit, tani situata ka ndryshuar dhe ata mund ta pranojnë ofertën e Arnaultit, i cili zotëron një pasuri prej 76 miliardë dollarësh. messi-guardiola_izoac9r228pt1gm73q4y5xx4u

Në rast se ky i fundit do të merrte në pronësinë e tij Milani, i ka synimet e qarta për t’i besuar drejtimin e skuadrës Guardiolës dhe afrimin e Mesit, i cili është lojtari më i mirë në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"