“Bomba” e shkëmbimit me Lionin, Depaj drejt idhullit Ibrahimoviç. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 17:25

“Bomba” e shkëmbimit me Lionin, Depaj drejt idhullit Ibrahimoviç. Ja prapaskenat

Milani vijon fushatën në Ligën e Europës dhe braziliani është lënë jashtë të grumbulluarve. Lukas Paketa nuk është në planet e Piolit dhe me shumë mundësi do të nxirret në shitje nga kuqezinjtë. Olimpiku i Lionit mund të bëjë në ditët e fundit të merkatos një lëvizje për brazilianin.

depay1

“Sportmediaset” pretendon se skuadra franceze, e sidomos trajneri i saj, e dëshiron mesfushorin, por ende nuk kanë hyrë në bisedime me kuqezinjtë. Francezët po mendojnë të shfrytëzojnë Memfis Depajn, i cili ka qenë edhe më parë në radarët e “Djallit”. Sulmuesi vlen 45 milionë euro, por kontrata në skadencë pas një viti bën që Lioni të ulë pretendimet për të mos dalë pa fitim nga largimi i holandezit, i cili për disa ditë u ndoq edhe nga Barcelona ku e kërkonte bashkëkombësi i trajnerit Ronald Kuman.

PISTA HOLANDEZE – Duke qëndruar te kontrata e Depajt, është në interesin e francezëve që të shkëmbejnë sulmuesin me Paketan, i cili mbërriti nga Flamengo te Milani për 38 milionë euro në janarin e 2019-ës, por nuk ka bindur në Serinë A. Kujtojmë se 23- vjeçari është aktivizuar në 44 ndeshje më Milanin, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë tri asiste.

Nga njëra anë Paketa duket i bindur për të pranuar largimin nga kuqezinjtë, teksa as 26-vjeçari Depaj nuk do të ishte kundra një zbarkimi në Milano ku ndër të tjera do të gjente edhe Zlatan Ibrahimoviçin, të cilin e përshëndeste edhe me një status kur suedezi u transferua te “Djalli”. Dyshja ka qenë pjesë e Mançester Junajtidit ku përveç objektivave personalë, kanë pasur edhe një raport miqësor që shkon përtej futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"