“BOMBA” E MERKATOS/ Transferimi i bujshëm, Ronaldo i vetofrohet skuadrës ku shkroi historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2022 | 14:35

“BOMBA” E MERKATOS/ Transferimi i bujshëm, Ronaldo i vetofrohet skuadrës ku shkroi historinë

E bujshme nga Spanja, Kristiano Ronaldo i vetofrohet Real Madridit!

RO

Sipas asaj që raporton, katalanasja “Sport”, agjenti i yllit portugez, Zhorzh Mendesh i ka ofruar Realit të Madridit, Kristiano Ronaldon për gjashtë muaj deri në fundin e sezonit.

Nuk është hera e parë që flitet për rikthimin e bujshëm të 5 herë fituesit të “Topit të Artë” te skuadra me të cilën fitoi gjithçka dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

37-vjeçari me fanellën e madrilenëve fitoi 4 herë “Topin e Artë”, 3 herë futbollisti më i mirë në Europë, 1 herë çmimin “Pushkash”, 2 herë futbollisti më i mirë i vitit, 4 Champions, 2 tituj kampionë në Spanjë, 2 Kupa të Spanjës, 3 Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botërore për Klube.

Aktualisht, me Mançester Junajtid në këtë sezon, Kristiano Ronaldo është aktivizuar në 10 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"