“Bomba” e merkatos! Rashica drejt Turqisë për t’u bërë partner sulmi me Ikardin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2022 | 18:27

“Bomba” e merkatos! Rashica drejt Turqisë për t’u bërë partner sulmi me Ikardin

Milot Rashica duket se është gati të ndërrojë kampionat dhe të largohet nga Anglia. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, duket se tashmë do të provojë kampionatin turk, për të veshur fanellën e një prej klubeve më të njohura atje, Gallatasarajit.

rashica-1

Skuadra turke ka hyrë me forcë në merkato në ditët e fundit të saj duke gjetur akordin shumë shpejt me Mauro Ikardin, Hames Rodriguez dhe talentin e Barcelonës Jusuf Demir. Por pakkush e priste këtë transferim te Rashicës, i cili është një titullar fiks i Noruiç.

“Fanatik” bën të ditur se akordi mes palëve është arritur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi shumë të bujshëm, pasi kjo lëvizje e Rashicës ishte e paparashikuar. Për më tepër, diskutohet se ky transferim do të jetë me kosto zero, në formë huazimi apo transferimi përfundimtar, edhe pse Noruiç bleu për 11 milionë euro kartonin e tij nga Verder Bremen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"