“Bomba” e merkatos/ Partizani, në negociata me ish-sulmuesin e Mançesterit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2016 | 10:39

“Bomba” e merkatos/ Partizani, në negociata me ish-sulmuesin e Mançesterit

Trajneri Andrea Agostineli, pas miqësores me Apoloninë, pohoi se pret një dhuratë në sulm. Drejtuesit e Partizanit prej kohësh janë vënë në kërkim të një “pyke”. Gjatë kësaj periudhe janë lakuar shumë emra, por deri tani asnjë nuk ka mbërritur.biankiDrejtori Dritan Dervishi, prej disa ditësh është vënë në kërkim të gjetjes së “bombës” së merkatos dhe burime të ndryshme bëjnë me dije se përforcimi “big” mund të jetë sulmuesi italian, Rolando Bianki. Flitet se drejtuesit e kuq i kanë nisur bisedimet me italianin, por në fund vendos presidenti Gaz Demi, i cili duhet të paguajë një faturë të kripur që Partizani të marrë shërbimet e 32-vjeçarit.

Sulmuesi ka një CV të pasur, pasi ka luajtur me skuadra elitare në Itali, Angli dhe së fundmi në Spanjë, te Majorka. Në janar, ai ka kaluar te Peruxhia. Gjatë karrierës së tij në Itali, Rolando Bianki, 188cm i gjatë, ka luajtur me Atalantën, Kaljarin, Rexhinën, Lacion, Torinon dhe Bolonjën.

Në sezonin 2007-2008, Bianki ka luajtur me Mançester Sitin, ku në 19 ndeshje ka realizuar 4 gola. Bianki ka luajtur edhe me ekipet kombëtare të moshave të Italisë, ku me U-21 ka realizuar 8 gola në 13 ndeshje. Për momentin, sulmuesi italian konsiderohet në kuadrin e bisedimeve dhe nëse arrihet akordi financiar, atëherë Rolando Bianki pritet të vishet i kuq.

Më herët disa sulmues italianë, si Ferdinando Sforcini dhe Nikola Ferrari kanë refuzuar të bëhen pjesë e Partizanit, por ardhja e ish-mesfushorit të Romës, Filipe Gomes, mund të shikohet grishës për Rolando Biankin, im cili mund të vijë i huazuar nga Peruxhia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"