“Bomba” e merkatos, Kamza tenton Elis Bakajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2017 | 9:40

“Bomba” e merkatos, Kamza tenton Elis Bakajn

Kamza vazhdon të jetë shumë aktive në këtë merkato vere. Pas zyrtarizimeve të shumë lojtarëve, kamzalinjtë hidhen në sulm edhe për një lojtar shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Elis Bakajn, me të cilin kanë nisur bisedimet.

bakaj

Kamza kërkon të bëjë të vetat shërbimet e sulmuesit, i cili gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Vllaznisë. Disa ditë më parë, lojtari në një intervistë për gazetën, deklaroi se e kërkonte edhe Partizani.

shameti bakaj

Ai është një prej lojtarëve më të kërkuar në këtë merkato vere. Megjithatë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Ndërkaq, dje në provë është afruar edhe shqiptaro-greku, Joan Becka. Ndërsa është kompletuar edhe stafi-teknik me afrimin e zv/ trajnerit, Elidon Topi. Gjithashtu, ekipi është në pritje të zhvillimeve për Sebino Plakun.

plaku

FUSHTAR – Dje ka ardhur firma e radhës te skuadra kamzalie. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin kroat Ivan Fushtar. 27-vjeçari ka një karrierë prej 10 vitesh në futbollin kroat, ku ka luajtur 186 ndeshje me skuadrat: Solin, Shibenik, Zadar, Dugopolje, Slaven Belupo e RNK Split.

Fustar

Gjatë sezonit 2015-2016, ai iu bashkua Flamurtarit ku luajti 13 takime dhe shënoi 2 gola. Më pas iu nënshtrua një operacioni pas një dëmtimi në gju dhe pas rikuperimit i është rikthyer përsëri elitës së futbollit shqiptar.

Qendërmbrojtësi kroat ka zhvilluar edhe miqësoren e parë kundër të rinjve të Partizanit në rolin e tij të zakonshëm ku ka treguar nivel të lartë. Ai, pranë skuadrës, ka gjetur portierin Argent Halili dhe ndihet mjaft i lumtur që janë bashkuar në një skuadër.

Kamza Xhelal Mziu

AFRIMET – Si pjesë e Kamzës janë zyrtarizuar edhe Argjend Mustafa e Mërgim Neziri. I pari, i lindur në Vushtri, ka dalë nga ekipet zinxhir të Prishtinës, është mjaft i njohur në kampionatin tonë pasi ka luajtur në rolin e tij si qendërsulmues me disa ekipe shqiptare si: Besa (40 ndeshje), Partizani (6), Laçi (46), e Tirana (0). Tashmë i është bashkuar Kamzës duke nënshkruar kontratën sezonale.

Mustafa

Duke qenë se ka një njohje në Superioren shqiptare, ai e ka mirëpritur ofertën e kamzalinjve dhe dje në drekë ka firmosur. Por, futbollisti kosovar këtë radhë nuk ka ardhur i vetëm, pasi bashkë me të ishte edhe prishtinaliu Mërgim Neziri, që erdhi për provë. Megjithatë, pas aktivizimit të tij të parë te Kamza në një ndeshje miqë- sore me të rinjtë e Partizanit, ai ka bindur stafin dhe lojtarit i është afruar menjëherë kontratë.

Neziri

Neziri është 24 vjeç dhe ka lindur në Karlsruhe të Gjermanisë, duke formuar profilin e tij si futbollist në këtë shtet. Ai luan bukur me të dy këmbët, ndërsa është i gjatë 1.8 m. Ai e nisi karrierën tek U-17 e Karlsruhes, pastaj te U-19 e Freiburg, për të vazhduar te VfR Aalen, Nurnberg II, Seligenporten, KSV Bauntal dhe së fundi te skuadra e elitës së futbollit rumun, FC Botosani.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"