“Bomba” e merkatos, Çelsi ofron 114 milionë euro për Levandovskin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 15:14

“Bomba” e merkatos, Çelsi ofron 114 milionë euro për Levandovskin

Që Levandovski mund të lërë Bajernin e Mynihut në fund të sezonit, kjo nuk është diçka e re. Edhe pse Karl Hainc Rumenige para disa ditës tha se lojtari do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Mynih, ai dhe Hënes janë në dijeni se çfarë mund të sjellë merkato. Nëse lojtarët shprehin dëshirën për t’u larguar, atëherë klubet e kanë të vështirë t’i detyrojnë të respektojnë kontratat e tyre. Te rasti i polakut është pak e komplikuar.

Leva te Chelsi

Edhe pse ai nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga kampionët, kjo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, pasi ambienti në klubin bavarez nuk është ai ideal, pas eliminimit në Champions dhe humbjen në finalen e Kupë dhe ajo që mbeti ishte vetëm kampionati. Të rikthehemi të merkato, Reali hoqi dorë nga polaku vetëm disa javë më parë. Tani interesimi duket se vjen nga Anglia.

Sipas “Telegraph”, Çelsi është gati të ofrojë 114 milionë euro për bomberin e B Bundesligës. Blutë e Londrës, të zhgënjyer me mospjesëmarrjen në Champions, sezonin e ardhshëm kërkojnë të rifillojë nga e para, duke investuar në merkato. Mundësitë financiare janë të shumta, pasi Abramoviç nuk do të kursehet dhe ka një marrdhënie të mirë me këshilltarin e Levandovskit.

FBL-GER-BUNDESLIGA-BREMEN-MUNICH

Pini Zahari dhe manjati rus kanë bashkëpunuar edhe në të shkuarën në merkaton e klubit. Kujtojmë se Peter Çeh dhe Didier Drogba kanë qenë të këshilluar nga izraeliti për të shkuar në Londër. Por a do ta mbajë fjalën Rumenige dhe të mos e lërë sulmuesin të ikë, kjo mbetet për t’u parë gjatë verës. “Levandovski me 100% do të vazhdojë të shënojë gola për Bajernin në sezonin e ardhshëm”, theksoi ai në intervistën për “Bild”.

z22007424Q,Angielskie-media-przerobily-zdjecie-Roberta-Lewand

Në rast largimi, emrat për të zëvendësuar atë janë të shumtë. Ikardi, Morata dhe Verner janë disa nga alternativat për ta zëvendësuar. Ndonëse Bajernit do t’i duhet të shpenzojë shuma të mëdha, pasi këta lojtarë kushtojnë jo pak. Kujtojmë që Interi po planifikon të vendosë një klauzolë 160 milionë euroshe për kapitenin e tij, i cili shënoi 29 gola në sezonin që u mbyll me zikaltrit, të cilët u kualifikuan për në Champions.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"