“Bomba” e Julian Ahmatajt: Jap dorëheqjen, te Tirana mendojnë si të largojnë trajnerin. Vendin nuk e mbaj me zor…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 23:50

“Bomba” e Julian Ahmatajt: Jap dorëheqjen, te Tirana mendojnë si të largojnë trajnerin. Vendin nuk e mbaj me zor…

Pas humbjes 2-1 ndaj Skënderbeut, trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka shpërthyer në konferencë.

ahmataj

Ai u shpreh në “Supersport” se të gjithë te Tirana, sapo vjen në krye, kërkojnë që ta heqin, ndërsa tha edhe se i ka paraqitur dorëheqjen presidentit.

U duk sikur i falët një pjesë Skënderbeut…

Nuk mendoj njësoj. Zhgënjim i madh ky rezultat. Erdhi nga dy tranzicione të shpejta, kur ne jemi në superioritet numerik në ato situata. Është për të ardhur keq që vijnë këto gola, dhe prishin psikologjinë e skuadrës. Shkojmë edhe deri te porta e kundërshtarit, dhe nuk godasin. Gjëra që duhen rregulluar, por ccdo gjë vjen graduale. Këtu, sa vendosin një trajner, mendojnë ta heqin. Kështu nuk punohet. I kam paraqitur dorëheqjen presidentit dhe drejtorit të klubit. Nëse jam unë e keqja, mirë. Nuk ka lidhje gjendja emocionale. Të humbësh ndaj një skuadre që shkon 3 herë në portë, duke shkuar edhe më pak lojtarë ekipi tjetër, kjo është e habitshme. Më ka prerë hovin kjo gjë.

Kemi punuar 3-4 herë për ta spostuar kundërshtarin. Çdo gjë është përgatitur shumë mirë. Ndeshja ishte përgatitur në mënyrën më të mirë. Më thoni pse nuk funksionoi një goditje standarte? Kemi punuar shumë goditje standarte. Pse Muçit i ngeli të marrë përsipër? Ta ndihmojmë ne atë të ecim përpara.

Unë marr përgjegjësitë e lojës. Ne nuk duhet ta mbajmë me zor vendin e punës. Nuk mbahet kështu. Lojtarët japin maksimumin. Më mirë të marr unë nismën, të largohem, që gjërat të largohen. Ju thashë, që sapo vihet një trajner, mendohet si ta heqin.

julian ahmataj

Dritë në fund të tunelit për këtë situatë?

Nëse gjërat nuk rregullohet brenda kohës që unë kërkoj, do e shoh sërish këtë situatë. Nuk po e lej ekipin, i dhashë dorën ekipit. Rezultatin e mbaj unë përgjegjësi, jam unë ai që i dal para lojtarëve dhe marr përgjegjësi.

Unë ose do e bëj punën si duhet, ose nuk e bëj ndryshe. e njihja këtë ambient, por nuk arrija dot të kuptoja që gjërat ishin në këtë stad. Duhet të ndryshojnë ujërat brenda çdo gjëje, që të shkojnë në vendin e duhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"