Bomba e “Bild”, Juventus do Nojerin. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 8:33

Bomba e “Bild”, Juventus do Nojerin. Ja prapaskenat

Një Manuel Nojer jo me fanellën e Bajer nit është për momentin e pabesueshme. Që nga 2011-ta portieri gjerman mbron portën e kampionëve të Gjermanisë, por kontrata e tij skadon në 2021-shin dhe për momentin nuk është parë asnjë shenjë për ta rinovuar atë. 

Nojer

Pas blerjes së portierit të Shalkes, Aleksandër Nybel në verë, shanset që Nojer të largohet janë shtuar. Agjenti i portierit të talentuar u shpreh dje se klienti i tij ka marrë OK nga bavarezët se do të jetë protagonist në sezonin e ardhshëm, ndryshe nga ç’pretendojnë njerëzit.

Në këtë moment të paqartë në Mynih, Juventusi është gati të përfitojë. Sipas “France Football” dhe “Bild”, kapiteni i kombëtares gjermane dhe i Bajernit mund të nisë kontaktet me kampionët e Italisë. Nojer do të zëvendësonte kështu portierin aktual Vojçieh Shenzni, i cili mbron portën e bardhezinjve.

Noje Juve

Gjithsesi, shanset që Nojer të largohet në verë nga Mynihu janë minimale. 33-vjeçari u shpreh një intervistë për “Kicker” se nuk e mendon largimin nga Bajerni. “Për momentin nuk më shkon në mendje një largim nga Mynihu, por këtij zanati nuk i dihet kurrë. Ndoshta një ditë mund të mendoj ndryshe”, tha Nojer. Kampioni i botës me Gjermaninë në Botërorin e Brazilit ka marrë garancinë e drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, se do të mbetet numri 1 në portë edhe pas ardhjes së Nybelit në verë.

Merkatoja e verës do të jetë pa dyshim e nxehtë në aksin Torino-Mynih. Tani topi do t’u kalojë drejtuesve të Bajernit për të nisur sa më shpejt bisedimet për të rinovuar me kapitenin e tyre, në mënyrë që të mos e humbasin atë. Kujtojmë se vlera e Manuel Nojerit në “Transfermarkt” është 18 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"