“Bolonja e vështirë, por ne duam vetëm tre pikët”, flet Pioli: Dhurata e vetme që unë dua është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 15:27

“Bolonja e vështirë, por ne duam vetëm tre pikët”, flet Pioli: Dhurata e vetme që unë dua është…

Milani do të luajë në transfertë ditën e nesërme ndaj Bolonjës, në një ndeshje ku “Djalli” do të kërkojë vetëm të marrë tre pikët.stefano pioli

Në prag të kësaj sfide, në konferencë për shtyp ka dalë tekniku Stefano Pioli, i cili ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, por është shprehur se nuk duhet të bëjnë gabime.

“Kemi bërë ndeshje të mira në përgjithësi. Mjafton të shikoni rastet që kemi pasur. Ne jemi në një pikë të mirë me lojën që bëjmë, por tani duhet ët përmirësojmë renditjen. Kritikat ndaj Piontek?  Nuk ka asnjë çështje për sulmuesin. Ne duhet të përqendrohemi te puna në ekip dhe të përmirësohemi ende.

E di se Bolonja është me e fortë me Mihajloviçin dhe shpresoj ta takoj atë nesër. Ai u përball me situatën e vështirë me vendosmëri. Ne duhet të marrim maksimumin nesër. Ekipi është mirë dhe ne duhet të sjellim tre pikët nesër në shtëpi. Fituam ndaj Parmës, por nuk u ngjitëm shumë në renditje dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë me fitoret. Bolonja ka cilësi të shkëlqyera si ekip. Një kundërshtar shumë i vështirë, por në jemi përgatitur mirë dhe nuk duhet të bëjmë gjërat e gabuara.

Unë kam shumë mundësi zgjedhje në të gjitha repartet, për shkak se të gjithë lojtarët janë gati. Milani me dy sulmues? Për momentin nuk mendoj kështu. Mesfushorët dhe sulmuesit anësorë janë forca jonë deri tani. Megjithatë unë jam gjithmonë i gatshëm të eksperimentoj dhe të provoj situata të reja.PIOLI

Objektivi? Është normale që Milani të ketë synim Europën. Ju nuk mund të stërvitni Milanin dhe të mos mendoni për Europën. Unë nuk kam ardhur këtu të bëj një punë normale, por të punoj sa më mirë të jetë e mundur. Ibra? Babagjyshi mbërrin në 25 dhjetor, dhe ju më flisni mua për atë që në tetor. Nëse unë mendoj për një dhuratë tani, është vetëm marrja e tre pikëve ndaj Bolonjës.”, u shpreh Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"