“Boll më pyetët, ai nuk është në xhepin tim”, mbrojtësi i Mançesterit tallet keq me Salah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 13:24

“Boll më pyetët, ai nuk është në xhepin tim”, mbrojtësi i Mançesterit tallet keq me Salah

Mançesteri Junajtid mposhti javën e kaluar, Liverpulin me rezultatin 2-1, në kryendeshjen e javës. Kjo fitore u përgëzua shumë nga tifozët e “Djajve te Kuq”, pasi u arrit ndaj rivalit të tyre të përjetshëm.

9300448622

Ai që mori përgezimet më të mëdha pas takimit, ishte mbrojtësi Eshti Jang. Anglezi bëri një paraqitje të shkëlqyer duke neutralizuar plotësisht “yllin” e Liverpulit, Muhamet Salah.

Jang u vlerësua edhe nga trajneri Murinjo, si futbollisti kyç që i dha fitoren Junajtid. Ndërkohë vetë mbrojtësi, nuk ka nguruar të ironizojë neutralizimin e Salah.

368564_TS_13-03-18_4935580947_

Në një postim në “Instastory”, futbollisti i Mançesterit, ka postuar një foto të tijën në stërvitje, me një mbishkrim: “Mjaft më pyetët! Ai nuk është në xhepin tim, betohem që nuk është”. Një batutë therresë që do kapërdihet lehtë nga egjiptiani Salah.

Eshli Jang

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"