“Boll me Kristiano Ronaldon, shikoni jetën tuaj”, francezi Evra: Jetoni jetën në paqe dhe mos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 21:43

“Boll me Kristiano Ronaldon, shikoni jetën tuaj”, francezi Evra: Jetoni jetën në paqe dhe mos…

Patris Evra njihet për marrëdhënien e ngushte me ishshokun e skuadrës te Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo. Së fundmi transalpini ka postuar një video në rrjetin social “Twitter”. Ai iu adresuar tifozëve të Junajtidit dhe në një farë mënyre duke u kthyer në një mburojë të luzitanit pas prishjes së kontratës me “Djajtë” dhe zbulimit të sekreteve në “Old Traford”:

EDOirQSX4AABa2n

“Jetoni jetën në paqe dhe mos flisni më për kapitenin e një përfaqësueseje tjetër. Tifozët nuk duhet të harrojnë atë që ai ka për ju. Se sa shumë gola dhe emocione ju ka dhuruar të shoqëruar me trofe të ndryshëm”, përfundoi mesazhin 41-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"